UBT News

Imazhet satelitore zbulojnë shtrirjen e sulmeve në fshatra dhe qytete në Ukrainën lindore

A civilian militia man holds a rifle during training at a shooting range in outskirts Kyiv, Ukraine, Tuesday, June 7, 2022. (AP Photo/Natacha Pisarenko)

Imazhet satelitore që u realizuan në 24 orët e fundit, tregojnë se një numër fshatrash dhe qytetesh në Ukrainën lindore po përballen me sulme të vazhdueshme nga forcat ruse.

Bombardimet e pamëshirshme dhe granatimet e artilerisë vijnë ndërsa forcat ruse përpiqen të marrin kontrollin e rajoneve të Luhanskut dhe Donetskut.

Fotografitë që u realizuan nga Maxar, shfaqin dëme të konsiderueshme në Severodonetsk – qyteti kryesor në Luhansk – ku Rusia së fundi ka fokusuar operacionet e saj.

Edhe qytete e vende të tjera po përballen me sulme të vazhdueshme./UBTNews/

Exit mobile version