Imazhet satelitore që u realizuan në 24 orët e fundit, tregojnë se një numër fshatrash dhe qytetesh në Ukrainën lindore po përballen me sulme të vazhdueshme nga forcat ruse.
Bombardimet e pamëshirshme dhe granatimet e artilerisë vijnë ndërsa forcat ruse përpiqen të marrin kontrollin e rajoneve të Luhanskut dhe Donetskut.
Fotografitë që u realizuan nga Maxar, shfaqin dëme të konsiderueshme në Severodonetsk – qyteti kryesor në Luhansk – ku Rusia së fundi ka fokusuar operacionet e saj.
Edhe qytete e vende të tjera po përballen me sulme të vazhdueshme./UBTNews/