Studiuesit nga Universiteti Durham zbuluan se vendosja e imazheve dhe paralajmërimeve me shkrim për ndikimin e kultivimit të mishit në ngrohjen globale i dekurajon njerëzit që të zgjedhin opsionet e mishit.
Ata testuan një sërë paralajmërimesh, duke përfshirë ato për ndryshimet klimatike, rreziqet shëndetësore dhe madje edhe pandemitë e ardhshme, te njerëzit që hanë vakte të nxehta të stilit të mensës.
Kur shoqërohen me një fotografi, paralajmërimet reduktojnë përzgjedhjen e vakteve të mishit nga 7% në 10%, sipas rezultateve të studimit.
Ai tha: “Arritja e zeros neto është një prioritet për kombin dhe planetin. Meqenëse etiketat paralajmëruese tashmë janë treguar se reduktojnë pirjen e duhanit, si dhe pirjen e pijeve me sheqer dhe alkoolit, përdorimi i një etikete paralajmëruese në produktet që përmbajnë mish mund të na ndihmojë ta arrijmë këtë nëse futet si politikë kombëtare”.
Për studimin, i cili do të publikohet në revistën shkencore “Appetite”, 1.001 të rritur që hanë mish u ndanë në katër grupe – me tri grupe të paralajmëruara dhe grupit tjetër jo.
Një etiketë tregonte një zonë të shpyllëzuar, me tym fabrike në distancë dhe tekstin që thoshte: “Ngrënia e mishit ndikon në ndryshimin e klimës”.
Pjesëmarrësve iu kërkua të merrnin 20 vendime të veçanta për zgjedhje të ndryshme vaktesh – për shembull, një zgjedhje midis makaronash me mish, makarona me peshk, makarona vegjetarianë, dhe makarona vegane.
Më pas ata u pyetën për qëllimet e tyre të ardhshme për të blerë dhe ngrënë opsionet e vakteve, si dhe se sa tërheqëse dukeshin vaktet dhe sa ankth-provokuese dhe të besueshme ishin etiketat.
“Shtimi i etiketave paralajmëruese në produktet e mishit mund të jetë një mënyrë për të reduktuar këto rreziqe për shëndetin dhe mjedisin”./SkyNews