UBT News

IKSHPK tregon metodat për parandalimin e sëmundjeve që barten me ujë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka kërkuar metodat që janë për parandalimin e sëmundjeve që barten me ujë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook thuhet se sot dihet se nga përdorimi i ujit të ndotur shkaktohen më shumë se 200 sëmundje, disa prej të cilave shkaktohen nga ndotja e ujit me jashtëqitje të njeriut ose të kafshëve.

” • Konsumoni ujë të sigurt/ të dezinfektuar për pije. Në mungesë të tij, vlojeni ujin së paku 10 minuta dhe ftoheni para përdorimit.

• Ruani ujin në enë të pastra.

• Mos kyçni bunaret në rrjetin e ujësjellësit.

• Lani duart para dhe pas përgatitjes dhe ngrënies së ushqimit.

• Lani duart me ujë të pastër dhe sapun pas përdorimit të tualetit, ndërrimit të pelenës së fëmijës, kujdesit ndaj personit tjetër si dhe kujdesit ndaj kafshëve”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version