Insituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka apeluar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi për shkak se ajri është i ndotur. IKSHPK-ja thotë se ajri sot nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronike.
“Qëndroni në shtëpi!Ajri sot nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronike!”, thuhet në apelin e IKSHPK-së./UBTNews