UBT News

IKSHPK për vdekjen e 19-vjeçares nga Mitrovica: Kishte rezultuar me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka sqaruar raportimet për vdekjen e 19-vjeçares nga Mitrovica, e cila u tha se ka vdekur nga COVID-19 e që një gjë e tillë u mohua nga vëllai i së ndjerës.

Nga IKSHPK nëpërmjet një sqarimi thonë se 19-vjeçarja N.Sh, ka qenë e infektuar me SARS CoV-2.

“Laboratoret e IKSHPK njoftojnë se mostra e pacientes N.Sh. (2001) nga Mitrovica fillimisht është dërguar në IKSHPK Prishtinë më datën 2 janar 2021 me kërkesën e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, përmes Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Mitrovicë. Pas testimit me Real Time PCR mostra ka rezultuar pozitive në SARS-CoV-2 dhe pasditen e 2 janarit 2021 rezultati i është përcjellur QRSHP në Mitrovicë dhe më pastaj autoriteteve në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë. Një mostër tjetër e pacientes N.Sh. (2001), Mitrovicë, është dërguar në IKSHPK e referuar nga Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK, Prishtinë me datën 3 janar 2021 dhe e njëjta ka rezultuar pozitive në SARS-CoV-2. IKSHPK njofton se mostrat e pacientes N.Sh. janë testuar sipas protokoleve të punës në laborator, si të gjitha mostrat tjera duke theksuar se IKSHPK nuk është institucion kompetent për përcaktimin e shkaqeve të vdekjeve të qytetarëve brenda spitaleve të Kosovës”, thuhet në sqarimin e IKSHPK-së.

Exit mobile version