Varianti Omicron mund të jetë më pak i rëndë se Delta, por siç thonë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ky variant është aq ngjitës sa mund të rrisë hospitalizimet.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, nga IKShPK thanë se masat parandaluese duke përfshirë vaksinimin, ofrojnë mbrojtje kundër të gjitha varianteve.