UBT News

IKSHPK me rekomandime për përdoruesit e pishinave publike

Në kuadër të mbrojtjes së shëndetit publik dhe garantimit të sigurisë në ambientet ujore, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që përdorin pishinat publike, të respektojnë udhëzimet për ruajtjen e higjienës personale.

Sipas rekomandimeve, para hyrjes në pishinë, përdoruesit duhet bëjnë gjithmonë dush me ujë të rrjedhshëm, të përdorën rroba banje të pastra dhe mos të hyjnë në ujë me rroba të zakonshme.

Ndalohet hyrja në pishinë nëse vuani nga sëmundje infektive, të lëkurës apo të traktit tretës (p.sh. diarreja). Nëse keni plagë të hapura, mos hyni në ujë – ato janë portë për infeksione dhe nëse vëreni ujë të turbullt, erë të rëndë apo mungesë pastërtie, mos hyni në ujë dhe raportoni menjëherë”, njofton IKPSHK.

Sipas Institutit, përdoruesit të frekuentojnë vetëm pishinat që plotësojnë kushtet sanitare dhe janë të licencuara.

Exit mobile version