UBT News

IKShPK-ja vazhdon testimet, qytetarët s’kanë informacione për variantin e ri të COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK) gjatë së mërkurës nuk ka filluar testimin e qytetarëve sipas orarit të paraparë nga ora 08:00 e mëngjesit.

Për këtë vonesë, nga Instituti i kanë thënë Ekonomia Online se ajo ka ndodhur për shkak të rregullimit të ngrohjes në ambientimin e hapësirës ku po kryhen testimet.

Qytetarët që ishin duke pritur për t’u testuar thanë se nuk kanë pritur gjatë dhe se rezultatet po u jepen shumë shpejt.

Shefqet Krasniqi tregoi se nuk ka pritur gjatë për testim, teksa ka sqaruar se nuk ka informacione sa i përket varantit të ri të COVID-19.

“Nuk kam pasur simptoma, por një ftohje dhe me rekomandim mjekut kam ardhur. Normal që kam frikë, na me maska ata pa maska nëpër mitingje”, ka thënë Krasniqi.

Fatmir Selmanaj, një qytetar tjetër që kishte ardhur me bashkëshorten për testim si pasojë e disa simptomave që kanë pasur tha që nuk ka shumë informata për variantin e ri të virusit COVID-19.

“Kemi frikë, por nuk kemi edhe shumë informata për këtë variantin e ri”, tha shkurtimisht Selmanaj.

Deri në orën 10:00 në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik janë testuar rreth 150 persona për COVID-19.

Exit mobile version