Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes edhe në ushqimet që konsumojnë në këto temperatura të larta. Që ushqimi të jetë sa më i sigurt, IKSHPK ka dhënë pesë këshilla.
“Në ditët me temperatura të larta, është shumë e rëndësishme që të kujdesemi për sigurinë e ushqimit që e konsumojmë. Përmes ruajtjes dhe përgatitjes adekuate të ushqimit, mund të parandalojmë rritjen e baktereve; ruajmë freskinë e ushqimit; shmangim helmimet përmes udhqimit; i ruajmë vlerat ushqyese të tij dhe mundësojmë të zgjatet afati i përdorimit të ushqimit”, thuhet në njoftim.
Sipas tyre, kujdesi për sigurinë e ushqimit gjatë verës nuk është vetëm një zakon i mirë, por një nevojë për shëndetin dhe mirëqenien tuaj.