UBT News

IKShPK-ja apel për vaksinim: “Delta” po përhapet me shpejtësi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka përsëritur apelin për vaksinim kundër COVID-19.

IKShPK-ja ka thënë se varianti “Delta” po përhapet me shpejtësi dhe numri i rasteve po rritet, ndërsa ka ftuar qytetarët që të vaksinohen, pasi kjo është metoda më e mirë për të luftuar COVID-19.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur dy persona nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar 562 raste të reja.

Exit mobile version