Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka përsëritur apelin për vaksinim kundër COVID-19.
IKShPK-ja ka thënë se varianti “Delta” po përhapet me shpejtësi dhe numri i rasteve po rritet, ndërsa ka ftuar qytetarët që të vaksinohen, pasi kjo është metoda më e mirë për të luftuar COVID-19.
Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur dy persona nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar 562 raste të reja.