UBT News

​IKShPK del me udhëzime për parandalimin e MetaPneumovirusi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka dhënë udhëzime lidhur me Metapneumovirusin Njerëzor (hMPV), pas një rritje të mundshme të rasteve në disa rajone.

IKShPK në bashkëpunim me Zyrën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në Kosovë ka ndarë informacione bazike me qytetarët me qëllim që të jenë të informuar dhe të rrisin masat e kujdesit parandalues.

Sipas IKSHPK-së hMPV ka më shumë gjasa të përhapet nga personi i infektuar tek të tjerët përmes: Pikave gjatë kollitjes dhe teshtitjes, kontaktit të ngushtë personal, si puthja, prekja ose shtrëngimi i duarve, prekja e objekteve ose sipërfaqeve që kanë virusin mbi to dhe më pas prekja e gojës, hundës ose syve.

Derisa IKSHPK thotë se simptomat përfshijnë kollë, ethe, kongjestion nazal dhe fishkëllimë.

“Shumica e rasteve të hMPV janë të lehta, me simptoma të ngjashme me të ftohtin e zakonshëm. Patogjenët respiratorë, përfshirë gripin sezonal, RSV dhe hMPV, mund të paraqesin rreziqe për personat më të ndjeshëm, përfshirë fëmijët e vegjël, personat me imunitet të dobësuar dhe të moshuarit”, thuhet tutje.

Exit mobile version