UBT News

IKShPK apelon te qytetarët: Bartni maskat dhe vaksinohuni, situata mund të përkeqësohet

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka apeluar edhe një herë te qytetarët që të bartin maskat dhe të vaksinohen.

Sipas njoftimit në Facebook, IKShPK-ja ka deklaruar se varianti Omicron po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë, me shtim të hospitalizimeve dhe rasteve fatale.

“Virusi është kudo andaj mos neglizhoni rekomandimet themelore: maska, distanca, higjiena. Shmangni udhtimet, qëndroni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura. IKShPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”, thuhet në njoftim.

Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Sot u regjistruan tetë raste të vdekjes dhe 754 raste të reja me COVID-19.

Exit mobile version