Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, nga sot janë shtuar edhe dy aparatura për kryerjen e testeve PCR për COVID-19.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj theksoi se kapaciteti i testimit do të rritet deri tri herë më shumë se deri tani.
“Pas angazhimit të vazhdueshëm për shtimin e numrit të pajisjeve për testim, u arrit qëllimi. Tash shtohet edhe numri i testeve brenda 24 orëve.Këto dy aparatura janë donacion nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.”, shkroi mes tjerash Zemaj në Facebook./UBTNews