UBT News

Ikja e kosovarëve në perëndim

Liberalizimi i vizave në fillim të këtij viti, hapi mundësinë që kosovarët të udhëtojnë pa pengesa në zonën shengen të Bashkimit Evropian.

Pas këtij vendimi, u hap debat për mundësinë që një pjesë e konsiderueshme e kosovarëve të ikin jashtë vendit.

Kjo duke u nisur nga praktikat e vendeve të tjera ballkanike që me rastin e heqjes së vizave, kanë pasur fluks të largimit të qytetarëve.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj, thotë se edhe Kosova po përballet me ikjen e fuqisë punëtore. Sipas tij mungesa e tyre po vërehet në çdo institucion.

“Emigracioni po e dëmton Kosovën edhe nga ana e  konsumit, sepse nuk po largohet vetëm fuqia punëtore, por po i marrin edhe familjet e tyre. Pra po dëmtohet edhe rinia e ardhëshme për faktin se po i marrin edhe fëmijët dhe në cdo instuticion arsimor vërehet mungesa e tyre  si rezultat i migrimit”, deklaroi ai për UBTNews.

Andaj nevoja për hartimin e një strategjie për ta ruajtur fuqinë punëtore sipas Kadriajt është e domosdoshme.

“Nëse flasim për strategji të mirëfillta, Kosova asnjëherë nuk ka pasur dicka konkrete. Kur flasim për strategji ajo ndahet me vite se në cilët sector të ekonomisë të investohet. Por gjithmonë strategjitë kanë qenë të improvizuar, nuk është ditur cili project ka përparësi, cdo qeverisje e ka prishur planin e tjetres. Sa për pjesën e strategjisë minimum që duhet të flitet është 10 – 15 vite”, deklaroi ai tutje.

Mungesa e kushteve të favorshme të punës, pamundësia për t’u punësuar në profesionin e  tyre, janë disa nga arsyet për të cilat konsiderohet që kosovarët po largohen nga vendi./UBTNews/

Realizoi: Fjolla Gashi

Exit mobile version