UBT News

IKEA mbyll 10 mijë vende pune në Rusi

IKEA mbylli 10 mijë vende pune në Rusi në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Këtë vit, kompania me bazë në Holandë ndërpreu shitjet dhe mbylli 17 dyqanet e saj në Rusi.

Njoftimi i kompanisë holandeze erdhi pas shitësve të mëdhenj perëndimorë sikurse Zara, H&M, Marks & Spencer dhe Nike që u tërhoqën nga Rusia.

Deri në gusht të vitit 2021, Rusia ishte tregu i dhjetë më i madh i IKEA-së në shitjet me pakicë, që përbënte 4% – ose 1.8 miliard euro të tregtisë së saj./UBTNews/

Exit mobile version