UBT News

Ikea lëshon apartament me qira për më pak se një dollar në muaj

Shitësi me pakicë në Suedi, Ikea, po bëhet pronar i një apartamenti të vogël në Tokio të Japonisë, të cilin do ta lëshojë me qira.

Apartamenti prej dhjetë metrash katrorë ndodhet në distriktin Shinjuku dhe qiraja do të kushtojë vetëm 99 yen (0.86 dollarë) në muaj, sipas informacioneve që u bënë të ditura nga kompania gjatë kësaj jave.

Vetëm një njësi është e disponueshme dhe është e mobiluar me mobile të Ikea-s. Kompania do të pranojë aplikacionet nga qiramarrësit e mundshëm, që duhet të jenë mbi 20 vjet, deri më 3 dhjetor.

Apartamenti do të jepet me qira deri më 15 janar të vitit 2023, thonë nga Ikea. Qiramarrësi duhet të paguajë vetë faturat e shërbimeve./UBTNews

Exit mobile version