UBT News

IKD: Mungesa e llogaridhënies së gjyqtarëve e prokurorëve, pengesë e avancimit të sistemit të drejtësisë

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka prezantuar raportin “Llogaridhënia pa progres”, i cili raport është analizë e (mos) zbatimit të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Sipas gjetjeve të IKD-së, mungesa e llogaridhënies së gjyqtarëve dhe prokurorëve është pengesa kryesore e avancimit të sistemit kosovar të drejtësisë drejt një sistemi llogaridhënës, me integritet dhe profesional.

Në raportin e IKD-së, thuhet se Republika e Kosovës përmes Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve ka reformuar sistemin llogaridhënës, por që mungesa e vullnetit për të zbatuar këtë ligj në mënyrë të drejtë, të pavarur, dhe të paanshme ka bërë që as ky sistem mos të jap rezultatet e kërkuara, duke ofruar amnisti për prokurorët dhe gjykatësit që veprojnë në kundërshtim me ligjin dhe kodet e etikës.

Tutje sipas raportit, qasja jo-ligjore e autoriteteve kompetente në hudhjen e ankesave disiplinore dhe lirimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga përgjegjësia disiplinore nga ana e këshillave përmes vendimeve jo të arsyetuara mirë ka krijuar praktika negative në sistemin e drejtësisë.

Exit mobile version