UBT News

IKD-ja kërkon të mos miratohet Projektligji për KPMShCK-në, shkel Kushtetutën e të drejtat e njeriut

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka prezantuar raportin me titull “Tendencat për politizim të KPMShCK”, i cili analizon Projektligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Projektligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK).

Gzim Shala, hulumtuesi i lartë i IKD-së, tha se ky projektligj paraqet një tendencë për politizim dhe shkel Kushtetutën. Sipas tij, në këtë projektligj IKD-ja ka gjetur probleme edhe për zyrtarët e lartë publik, që ka përcaktuar që KPMShCK-ja nuk ka të drejtë të shqyrtojë ankesat për rekrutimin në pozita e të larta në KPMShCK.

“Përgjithësisht ky projektligj paraqet një tendencë të hapur për politizim të Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës dhe është qartazi në ku dështim me Kushtetutën e Kosovës. Ky ligj paraprakisht ka qenë edhe në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka përcaktuar standardet bazë mbi të cilat duhet të ndërtohet puna dhe ligji i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës”, tha ai.

“Sipas projektligjit të ri as një vendim i KPMShCK nuk do të implementohet nëse ndaj të njëjti është iniciuar padi, në këto raste i njëjti vendim ekzekutohet në momentin kur do të ketë një vendim gjyqësor”, deklaroi ai tutje.

“Kjo i bie që në secilin rast qytetarët dhe nëpunësit e tjerë duhet të presin deri në 4 vite që rasti i tyre të zgjidhet ne gjykatë  dhe që vendimi i KPMShCK nuk mund të implemetohet”, tha ai.

Shala i bëri thirrje Kuvendit që të mos votohet ky ligj pasi sipas tij, shkel edhe të drejtat e njeriut.

“IKD-ja i rekomandon Kuvendit që këtë projektligj ta refuzojë qysh në parim, sepse ne këtë projektligj nuk ka as një dispozitë të vetme e cila nuk është në kundërshtim me Kushtetutën dhe kjo paraqet një tendencë për politizim dhe paraqet një potencial të lartë për shkeljen e të drejtave të njeriut”, tha ai.

Exit mobile version