UBT News

IHMK: Disa lumenj kanë paraqitur vërshime të shpejta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës sot ka bërë të ditur se si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit, sidomos në pjesën perëndimore, veriperëndimore dhe veriore të Kosovës, disa lumenj kanë paraqitur disa vërshime të shpejta.

Instituti ka bërë të ditur se nëpër disa segmente të lumenjve kryesorë janë shkaktuar edhe përmbytje të lokalizuara lumore, të cilët mund të kenë shkaktuar vështirësi dhe probleme, si në rrëshqitje të dheut, mbyllje të kanalizimeve dhe vështirësi të qarkullimit, por edhe përmbytje të tokave bujqësore.

“Situata e vështërsuar hidrometeorologjike, pritet që të vazhdojë dhe gjatë ditëve në vijim, prandaj edhe nivelet dhe prurjet e lumenjëve, pritet të ngriten dhe të shkaktojnë vërshime/përmbytje”, është bërë e ditur në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Exit mobile version