Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se pas vërshimeve në disa zona të vendit, pritet normalizim i situatës. IHK njofton se ka rënie të nivele të lumenjve.
“Gjendja momentale e niveleve të lumenjve në Kosovë:Pas ndërprerjes së reshjeve, gjatë orëve të pasdites së djeshme, në të gjithë lumenjtë e vendit, në të cilët kemi matje automatike dhe transferim online të të dhënave në interval kohor çdo 15 dhe 1h, TENDENCAT E NIVELEVE JANË NË RËNIE. Edhe pse gjatë 24h, (shih tabelën 1), në disa prej lumenjve (profile hidrometrike), vërehet që ka ngritje, sidomos në Lumenjtë: Drini Bardhë në stacionin hidrologjik në Gjonaj, pastaj në lumenjtë Ibri, Sitnica Morava Binçës dhe disa lumenj të vegjël (*), kjo ndodhë shkaku i kullimit që ndodh nga pellgu dhe karakteri i tyre fushorë, por siç u theksua, edhe tek këta lumenj tendencat janë në rënie dhe se piku i niveleve dhe prurjeve të tyre tani ka kaluar”, thuhet në njoftimin e IHK-së./UBTNews