Gjatë Ramazanit, për të plotësuar sasinë e energjisë dhe lëndëve ushqyese që trupi i njeriut ka nevojë ditën, preferohet ngrënia e ushqimeve me proteina, karbohidrate, vitamina, minerale dhe ujë të mjaftueshëm.
Miliona myslimanë fokusohen në reflektimin e brendshëm dhe agjërojnë, e jo vetëm që ndryshon mënyrën e të ngrënit dhe gjumit, por edhe ora biologjike e trupit pëson një sërë ndryshimesh si fizikisht, edhe mendërisht.
Nga dehidrimi dhe uria, trupi ngadalëson metabolizmin për të përdorur energjinë në mënyrë sa më efikase. Agjërimi shijohet duke kapur frymën e Ramazanit duke ndjekur rekomandimet çfarë duhet të pini e ngrëni gjatë syfyrit dhe pas iftarit.
Të rriturit duhet të pinë 3 litra ujë në ditë. Edhe pse 40 për qind të kësaj sasie njeriu e merr nga ushqimet, lëngjet e frutave, uji mineral e çaji nevojitet të pihet 2,5 litra ujë. Kjo do të thotë që agjëruesi duhet të pijë dy a tri gota ujë çdo orë nga iftari në syfyr.
Frutat e thata si hurmat, arrat dhe bajamet janë suplemente të shkëlqyera ushqimore. Ato mund ta bëjnë agjëruesin të ndihet i ngopur për orë të gjata gjatë gjithë ditës. Rekomandohet të zgjidhen porcione më të vogla duke u ushqyer me mençuri.
Gjatë Ramazanit, njerëzit priren të hanë shumë ushqime shpejt pas shumë orëve të gjata agjërimi. Mënyra më e mirë do ishte prishja e agjërimit me supë, më pas me ujë, ajran ose lëng frutash, të hidratohet trupi pas një dite të gjatë dehidrimi dhe më pas mund të hahet pjata kryesore 10 ose 15 minuta më vonë. Kjo parandalon marrjen e tepërt të ushqimit duke i dhënë agjëruesit një ndjenjë të ngopjes,.
Për pjatën kryesore, mishi i pjekur në zkarë, i zier, pulë ose pjata me perime janë opsione të mira. Duke e përtypur ushqimin e duke bërë shëtitje një ose dy orë pas iftarit, agjëruesi mund të ndihmojë sistemin e tretjes dhe atë kardiovaskular.
Ramazani është një kohë e shenjtë e vitit dhe agjërimi është një pjesë e rëndësishme e këtij muaji të shenjtë, por siç mund të shihet, ka shumë opsione në dispozicion për të agjëruar dhe për t’u ushqyer shëndetshëm. /UBT News/