UBT News

Ide fantastike për një drekë të shijshme

Dilema se cka të përgatisni cdo ditë për drekë është mjaft e madhe. Por, ne u’a shuajmë sot atë kuriozitet duke ju treguar një recetë që kur njëherë ta provoni, do ta përgatitni gjithnjë e më shpesh.

Patatja është kafshatë e mirë dhe e shijshme.

Nevojiten:

– 600 g patate,
– 200 g ajkë të thartë,
– 1 qepë e madhe,
– 2 speca të gjelbër,
– 1 domate e madhe,
– pak kaçkavall,
– vaj,
– 1 lugë kafeje spec të bluar,
– pak erëza,
– 4 thelpinj hudhre.

Përgatitja:

Qepën priteni për së gjati dhe fërgoni, shtoni specin e prerë, dhe kur të fërgohet shtoni domaten e prerë dhe të gjitha zieni. Shtoni erëzat.

Pataten zieni pak (rreth 5-6 minuta) dhe priteni në kube. Shtoni specin e bluar dhe thelpinjtë e grirë të hudhrës. Shtoni pak vaj dhe ajkën dhe bashkoni, në fund të enës për pjekje qitni pak qepë të fërguara dhe specin, shpërndajeni nga sipër pataten gjysmë të zier, pastaj specin dhe pataten.

Të gjitha radhitni mirë dhe qitni pak kaçkavall të grirë në rende, por edhe një trangull të prerë hollë.

Piqni 30 – 35 minuta që të skuqen mirë dhe mund t’i shërbeni me sallatë.

Ju bëftë mirë! /UBT News/

Exit mobile version