Kërcënimet ndaj liderëve institucional, duhet të trajtohen më shumë seriozitet vlerëson, njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi.
Ibishin për Ekonomia Online, teksa ka folur për kërcënimin ndaj shefit të Qeverisë, thotë se trajtimi i kësaj problematike duhet të vazhdojë deri në zbulimin e burimit, duke theksuar se ky është obligim i sektorit të sigurisë.
“Çdo kërcënim do të merret si serioz nga institucionet e sektorit të sigurisë dhe të zbatohet procedurat pa marrë parasysh deklaratat e personit ndaj të cilëve adresohet kërcënimi. Në këtë rast kryeministrit Kuti, i cili tha se nuk është ndier i rrezikuar nga një kërcënim i tillë dhe ka vazhduar agjendën. Mirëpo realisht sektori i sigurisë ndërmerr veprimet e duhura”, deklaroi ai.
Ai thotë se në kuadër të Policë funksionon njësiti i vecnatë që merret me vlerësimin e kërcënimit, por edhe që rekomandon nëse duhet ose jo të ndërmerren masa në aspektin e ngritjes së së sigurisë personale të atij që është kërcënuar.
“Pra është njësit i veçantë në Policinë e Kosovës që merret me vlerësimin e kërcënimit e mandej ndërmerr masat edhe në aspektin e ngritjes së shkallës së sigurisë personale qoftë në vend apo në lëvizje me qëllim që të mos të vihet deri te realizimi i kërcënimit. Institucionet e sigurisë duhet të merren qoftë Policia e Kosovës dhe tash këto sistemet apo rrjetet sociale që shpesh po realizohet ky kërcënim është vështirë që dikush t’i përcjellë ato dhe vetë adresimi sikurse që ka ndodhur në këtë rast është zbuluar nga sektori i sigurisë dhe ata menjëherë kanë reaguar duke ngritur shkallën e sigurisë. Mirëpo çdo herë duhet pasur parasysh që nganjëherë kërcënimi shkon edhe pa adresim të fjalëve kështu që duket më e rrezikshme sesa ai që shpërfaqet në rrjetet sociale apo adresim tjetër. Kërcimi duhet të merret përherë seriozisht derisa nuk zbulohet burimi dhe kjo duhet të jetë obligim i sektorit të sigurisë”, deklaroi Ibishi.
Më këtë rast, Ibishi ka folur edhe për zgjedhjet lokale, duke shtuar se Prishtina ka pësuar degradime këto dy mandate sa ishte qeverisur nga Lëvizja Vetëvendosje.
Madje, ai tha se kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama ka një program të mirëfilltë evropian ndryshe nga kundërkandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Arben Vitia, i cili e kopjon.
Prishtinës i duhet një kandidat që ofron zgjedhje për kryeqytetin siç është Rama ndërsa Arben Vitia e ka vendin në Shëndetësi thotë Ibishi.
“Qytetarët duhet të vetëdijesohen që kryeqyteti ynë Prishtina ka pësuar degradim këto dy mandate dhe përfundimisht duhet të vij një arkitekt sikurse që është model i Përparim Ramës i cili do të zhbllokojë qytetin prej gjithë kësaj ngufatje çfarë ka ndodhur. Me këto projekte që Rama ka shpërfaqur në fushatë duhet të përcaktohet për një arkitekt që do të ndryshojë kryeqytetin dhe të kalojë stërkeqja që është udhëhequr dy mandate të qeverisjes lokale. Mendoj që nga shumicë e kandidatëve sidomos nga Vitia po e kopjojnë Ramën. Arben Vitia nuk ka projekt për Prishtinën vetëm disa fjalë boshe. Nëse vazhdohet ky avaz do të kemi edhe një mandate të stërkequr edhe nga një kandidat i cili nuk ia del zot ta ndryshojë kryeqytetin. Nëse duan një kryeqytet evropian atëherë duhet të përcaktohet për Ramën. A duhet të vazhdojmë një me një lider populist siç është Kurti që ka detyrën e kryeministrit. Nuk është çështja te partia port e kandidati që ofron zgjedhje për kryeqytetin siç është Rama ndërsa Arben Vitia e ka vendin në Shëndetësi”, deklaroi ai.
Të mërkurën e javës së kaluar kryeministri i Kosovës Albin Kurti ishte kërcënuar nga persona të panjohur në rrjete sociale. Policia e ka ftuar si të dyshuar Kujtim Kurtin, një mërgimtar nga Gjermania.
Kujtimi Kurti është ftuar të paraqitet në stacioni e Prizrenit për tu intervistuar si i dyshuar për postimin e tij që e kishte bërë të dielën e 31 tetorit, ani pse në fletëthirrjen e policisë cilësohet si incident. Ai në një postimit në rrjetin social Facebook kishte shkruar “100 mijë kush e vret Albin Kurtin”.