Luftimet janë intensifikuar pranë termocentralit bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore, tha kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
Drejtori i përgjithshëm i IAEA-s, Rafael Mariano Grossi paralajmëroi se luftimet janë duke rritur mundësinë e një aksidenti bërthamor.
Dje ai u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili vazhdoi të akuzonte trupat ruse për mbajtjen “peng” të centralit bërthamor më të madh në Evropë.
Duke folur për Associated Press, z. Grossi tha: “Ka një nivel të rritur luftimi, luftimi aktiv.
Ekipet e mia atje raportojnë çdo ditë për sulmet, zhurmën e armatimit të rëndë. Kjo është praktikisht konstante”.
Grossi tha se ai besonte se arritja e një marrëveshjeje me të dy palët për mbrojtjen e uzinës ishte “afër”./UBTNews/