Me datën 09.06.2021 rreth orës 11:00 Policia në Prizren ka pranuar informatë për një rast të kryerjes së veprës penale ‘vjedhje e rëndë’.
Policia ka identifikuar dy persona: V G i datëlindjes 1993 dhe L K i datëlindjes 1999 për pjesëmarrje në rastin e ‘vjedhjes së rëndë’.
Në rajonin e Prishtinës, me urdhër të prokurorit janë bastisur shtëpitë e te dyshuarve në Prishtinë Laxhja Ajvali. Gjatë veprimeve hetimore hetuesi kanë arritur të lokalizojnë pronën e vjedhur ( mjetin motorik) në një zonë malore në Komunën e Prishtinës.
Ankuesi/pronari e ka identifikua pronën dhe pas përfundimit te procedurave te nevojshme ne vendin e ngjarjes , me urdhër te PTH prona iu është kthyer pronarit.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari nr.2 është ndaluar në mbajtje për 48 orë.
Rasti është duke u hetuar nga SRH-Prizren.