UBT News

IA në sistemin gjyqësor malajzian

Malajzia ka filluar të testojë sistemin e gjykimit me inteligjencë artificiale në gjykatat në shtetet Sabah dhe Sarawak.

Përdorimi i inteligjencës artificiale në sistemin e drejtësisë vazhdon të përhapet me shpejtësi në shumë vende, si në Estoni me aplikacionin celular të avokatëve DoNotPay, gjyqtarët robotë që vlerësojnë pretendimet e vogla, ndërmjetësit robotë në Kanada, gjyqtarët e inteligjencës artificiale në Kinë dhe Malajzi që kanë filluar të testojnë inteligjencën artificiale në sistemi gjyqësor.

Autoritetet thonë se sistemet gjyqësore të bazuara në inteligjencën artificiale i bëjnë dënimet më konsistente, pastrojnë ngarkesat e mbetura në çështje në një mënyrë më të shpejtë dhe më pak të kushtueshme dhe mund t’i ndihmojnë palët të shmangin proceset gjyqësore të gjata, të shtrenjta dhe stresuese.

Sipas lajmit të “Malaymail”, autoritetet federale malajziane synojnë të përfundojnë testimet e gjykimeve mbarëkombëtare të sistemeve të ndëshkimit të inteligjencës artificiale këtë muaj, të cilat sipas tyre mund të “përmirësojnë cilësinë e gjyqësorit”, megjithëse ende nuk është e qartë se si do të përdoret në gjykata.

Në kuadër të kësaj, sistemi i gjykimit të inteligjencës artificiale i zhvilluar nga kompania publike “Sarawak Information Systems” ka filluar të testohet në gjykatat në rajonet pilot Sabah dhe Sarawak.

Një zëdhënës i Shefit të Gjykatës Federale duke u përmbajtur nga komentet mbi funksionimin e sistemit tha se përdorimi i inteligjencës artificiale në gjykata është “ende në fazën eksperimentale”.

Hamid Ismail, avokat prej afro 20 vitesh, shprehu habinë e tij për dënimin e klientit të tij, i cili u gjykua në shtetin Sabah, nga inteligjenca artificiale.

Ai tha se ai e dinte që gjykatat në Sabah dhe Sarawak po testonin sistemin e Inteligjencës Artificiale si pjesë e pilotit, por se ishte i shqetësuar që teknologjia në fjalë po përdorej pa avokatët, gjyqtarët dhe publiku që nuk e kuptonin plotësisht sistemin.

Avokati me përvojë deklaroi se vendimmarrësit nuk kanë konsultime të mjaftueshme me profesionistë për përdorimin e teknologjisë./

Exit mobile version