Policia e Kosovës ka arrestuar një 40-vjeçar në Ferizaj, nën dyshimet se ka mashtruar një femër duke i marrë para në vlerë prej 9 mijë euro, duke i premtuar se do të përkujdesej për shërimin e saj në një spital.
I dyshuari pas intervistimit, në prezencë edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë./UBTNews