UBT News

Ia grabitin nga qafa zingjirin e arit një femre nga Fushë Kosova

Një femër nga Fushë Kosova ka raportuar në Polici se një person i panjohur ia ka grabitur me forcë një zingjir të arit. Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:40.

“Viktima f/k ka raportuar se një i dyshuar i panjohur, me forcë nga qafa ia ka marrë zinxhirin e arit, me vlerë rreth 500 euro. Nuk raportohet për të lënduar”, njofton Policia e Kosovës./UBTNews

Exit mobile version