Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili i kishte vurë zjarrin hamullores në arën e tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësia e hetimeve dhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.
“Pas lokalizimit të zjarrit dhe evitimit të rrezikut të përgjithshëm, nga policia është kontaktuar prokurori i cili ka urdhëruar që të intervistohet i dyshuari Z.D., 67 vjeçar shtetas Kosovar dhe ndaj tij të iniciohet rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm””, thotë policia.
Policia në rajonin e Mitrovicës ka njoftuar se sot dhe ditëve të kaluara kanë ndërmarrë një fushatë të gjerë me qëllim të parandalimit të dukurisë së zjarrvënies që mund të jetë shumë e rrezikshme për shkak të temperaturave të larta.
Policët kanë shpërndarë broshura senbilizuese me moton “Kujdes, zjarret nuk ndodhin, ato shkaktohen” dhe “Zjarrvënia është vepër penale”.
“Po ashtu, gjatë kontaktit me qytetarët, policet kanë përcjellë mesazhe që në asnjë mënyrë mos të digjen hamulloret dhe për asnjë arsye tjetër mos të ndizen zjarre, pasi që ato nuk mund të kontrollohen dhe paraqesin rrezik si për jetën ashtu edhe për pronën”./klankosova