Policia e Kosovës ka njoftuar se një lokal është djegur të shtunën në Zubin Potok.
Në raportin 24-orësh thuhet se sipas ankuesit persona të panjohur i kanë vënë zjarrin lokalit të tij.
Bëhet e ditur se zjarrfikësit kanë shuar zjarrin.
Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.