Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten një burrë nga komuniteti serb në Mitrovicën e Veriut ka raportuar se vetura e tij është vjedhur nga persona të panjohur.
Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24-orësh, ngjarja ka ndodhur më 16 maj.
“Me 18.05.2023 ankuesi mashkull serb ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur automjeti i tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, rasti sipas njoftimit të Policisë, rasti është duke u hetuar.