Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se një person nga Vushtrria ka raportuar se i është vjedhur pistoleta në shtëpinë e tij.
Sipas raportit bëhet e ditur se personi në fjalë ka deklaruar se pistoleta është vjedhur nga persona të panjohur.
Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.