Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona të cilët kanë folur në gjuhën serbe kanë ndaluar një autobus në Mitrovicë të Veriut ditën e djeshme.
Të njëjtit me një shkop druri ia kanë thyer parafangot dhe pasqyrat e autobusit. Rasti në polici është raportuar nga shoferi i autobusit. Për këtë rast Policia ka nisur hetimet.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjersa ai ishte duke drejtuar automjetin transportues/autobus, dy persona të dyshuar meshkuj të cilët kanë folur në gjuhën serbe, kanë dalur nga një veturë dhe me një shkop druri i kanë thyer parafangot dhe pasqyrat e autobusit. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.