UBT News

I shpallur në kërkim për vrasje në Kanada, arrestohet 21-vjeçari në Morinë

Një kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje është vënë në pranga në pikën kufitare të Morinës.

Bëhet fjalë për 21-vjeçarin nga Gjilani, me iniciale A. K., i cili do të ekstradohet drejt Kanadasë, pasi Gjykata e Edmonton, Alberta, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale vrasje e shkallës së dytë.

Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është burgim i përjetshëm./A2

Exit mobile version