UBT News

I propozoi martesë partnerit, Bella Thorne ballafaqohet me kritika të ashpra

Aktorja amerikane Bella Thorne, ka reaguar ndaj kritikave që mori pasi bëri propozimin e martesës ndaj të fejuarit të saj, Mark Emms, dy vite pasi ai e kishte propozuar për martesë.

Të shtunën më 16 gusht, këngëtarja dhe aktorja ndau në Instagram foto dhe video nga propozimi i saj, duke shkruar: “Para 3 vitesh u takuam, një vit më vonë ai bëri propozimin, tani një vit më pas e bëra edhe unë”.

Në pamjet e publikuara, Thorne u gjunjëzua para partnerit dhe i ofroi një unazë brenda një kuti.

Ambienti ishte i dekoruar me qindra qirinj, kompozime shumëngjyrëshe me lule dhe balona të kuqe në formë zemre me mbishkrimin “I Love You”.

Shumë nga ndjekësit e saj shprehën urime dhe komentet pozitive, por nuk munguan as reagimet kritike. Një përdorues shkroi: “Ok zonja, mos e normalizojmë këtë, dakord?”, koment që mori pothuajse 80.000 pëlqime.

Të dielën më 17 gusht, Thorne iu përgjigj përmes Instagram Stories. Ajo publikoi një foto të Emms duke mbajtur qen e shkroi: “Komentet poshtë postimit tim janë të pabesueshme!!”: “Jeni krejt të ndarë. Gjysma thonë ‘mos e normalizojmë’ – gjysma tjetër ‘pooo vajzë, fuqia jote! Kjo është gjëja më e ëmbël!’”.

Emms kishte bërë propozimin e parë në maj të vitit 2023, në shtëpinë e Thorne në Kaliforni, duke i dhuruar një unazë me diamant emerald-cut. Që atëherë, Thorne kishte zbuluar se ëndërronte të martohej në fshatin e Britanisë së Madhe, vendi i origjinës së të fejuarit të saj.

Ajo ka deklaruar se do të vishet me katër fustane të ndryshëm në ditën e martesës, duke thënë: “Asnjë nuse nuk ka nevojë për një fustan, por për katër!”.

Exit mobile version