Më shumë se 40 liderë shtetesh dhe qeverish, përfshirë presidentin e zgjedhur të SHBA, Donald Trump, do të marrin pjesë në ceremoninë zyrtare për rihapjen e Katedrales Notre-Dame të premten, më 7 dhjetor. Katedralja, e njohur për arkitekturën e saj të jashtëzakonshme, u shkatërrua pjesërisht nga një zjarr i fuqishëm në vitin 2019, dhe ky do të jetë një moment i rëndësishëm për restaurimin e saj.
Ndër liderët e ftuar është edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, që ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e ngjarjes, dhe ardhja e tij është e mundur sipas burimeve diplomatike. Po ashtu, presidentët e shumë vendeve evropiane, përfshirë Frank-Walter Steinmeier të Gjermanisë, Sergio Mattarella të Italisë, Andrzej Duda të Polonisë, Zoran Milanovic të Kroacisë, Rumen Radev të Bullgarisë, Alar Karis të Estonisë, Alexander Stub të Finlandës, dhe Gitana Nausenda i Lituanisë, kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.
Gjithashtu, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të jetë e pranishme, po ashtu edhe liderë të tjerë të rajonit, përfshirë kryeministrin armen Nikol Pashinyan, presidenten e Gjeorgjisë Salome Zourabisvili, kryeministrin serb Milos Vucevic, presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, dhe kryeministrin holandez Dick Schoof.
Pjesëmarrësit e ngjarjes do të përfshijnë edhe liderë afrikanë si presidentët Sassou Nguesso i Kongos, Felix Tshisekedi i Republikës Demokratike të Kongos, Bris Olighe Nguema i Gabonit dhe Fore Gnassingbe i Togos.
Në përfaqësim të presidentit aktual amerikan, Joe Biden, do të jetë gruaja e tij, Jill Biden. Kjo ngjarje do të jetë një moment historik, duke shënuar rikthimin e një nga monumentet më të rëndësishme të kulturës evropiane pas një periudhe të gjatë restaurimi./UBTNews/