UBT News

I pavaksinuari tentoi t’iu jepte ryshfet zyrtarëve policorë, arrestohet

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, pasi që i njëjti gjatë prezantimit të dokumenteve për kontroll, në brendi kishte vendosur një kartëmonedhë prej 50 euro me qëllim që i njëjti të kaloj kufirin Shqipëri – Kosovë në mungesë të vaksinave.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

Exit mobile version