Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, pasi që i njëjti gjatë prezantimit të dokumenteve për kontroll, në brendi kishte vendosur një kartëmonedhë prej 50 euro me qëllim që i njëjti të kaloj kufirin Shqipëri – Kosovë në mungesë të vaksinave.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.