Lojërat Olimpike 2020 kanë të ngjarë të hyjnë në histori si më të nxehtat. Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze temperaturat në Tokio kanë rënë rreth 31 gradë Celcius por lagështia e ka bërë nxehtësinë të padurueshme.
Përgatitja për temperatura të larta është praktikë standarde për atletët elitë të botës. Gjatë pandemisë, atletëve u është dashur të përshtaten, duke u stërvitur në kushte më të ftohta dhe menjëherë më pas duke kaluar në një sauna ose banjë të nxehtë. Ky konsiderohet si investim në trajnimin e trupit për të performuar në temperatura më të larta.
Pavarësisht përgatitjes, temperaturat në kryeqytetin japonez 2020 kanë ndikuar dukshëm në disa raste.
Tenistja spanjolle Paula Badosa pësoi goditje nga nxehtësia gjatë ndeshjes së saj në çerekfinale dhe duhej të nxirrej jashtë fushës në një karrige me rrota, ndërsa tenisti rus Daniil Medvedev luftoi me temperaturat.
“Unë mund ta përfundoj ndeshjen, por mund të vdes! Nëse vdes, a mban përgjegjësi?” – i tha Medvedev gjyqtarit.
Në fakt ka një rregull të përgjithshëm që trupi duhet të ftohet brenda 30 minutave nga ndonjë kolaps i mundshëm për shkak të nxehtësisë, prandaj ftohja e menjëhershme zbatohet në vendngjarje para transferimit në spital për kujdes të mëtejshëm.
Siç duket ngrohja globale do të ndryshojë dukshëm mënyrën e aktiviteteve fizike kur bëhet fjalë për ngjarje të mëdha sportive.