Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se sot do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Kjo situatë meteorologjike vjen si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e Afrikës.
Indeksi UV do të mbetet shumë i lartë dhe preferohet zbatimi i këshillave të IKSHP, që nga ora 9-17 të mos ekspozohemi rrezeve direkte të diellit.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-37 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.