UBT News

I ndaluar në Rusi për 40 vjet, tani është libri më i shitur i vitit

Romani distopian i George Orwell-it, “1984”, i cili rrëfen mbi një të ardhme të imagjinuar ku sundimtarët totalitarë privojnë qytetarët e tyre nga mbështetja e luftërave të pakuptimta, po kryeson listat elektronike të librave më të shitur në Rusi.

Ky është romani më i shkarkuar i zhanrit fiktiv në vitin 2022 në platformën LitRes, dhe zë vendin e dytë si romani më i shkarkuar në çdo kategori, njoftoi të martën agjencia shtetërore e lajmeve Tass.

Romani i autorit anglez u botua në vitin 1949, kur nazizmi sapo ishte mundur dhe Lufta e Ftohtë e Perëndimit me aleatin e tij të dikurshëm, Josef Stalin dhe bllokun komunist sovjetik që ai drejtonte sapo kishte filluar. Libri ishte i ndaluar në Bashkimin Sovjetik deri në vitin 1988.

Edhe pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, presidenti aktual, Vladimir Putin nxiti ligje të reka që e konsiderojnë krim publikimin e çdo informacioni rreth luftës që është në kundërshtim me deklaratat zyrtare. Kremlini vetë shmang fjalën “luftë”, duke iu referuar në vend të kësaj “operacioni ushtarak special”./UBTNews/

Exit mobile version