Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani i ka ndarë medaljen presidenciale Njësitit të Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në 13-vjetorin e Pavarësisë.
Osmani theksoi që kontributi i Njësitit të Kërkim Shpëtimit ndër vite ka qenë i jashtëzakonshëm.
“Në ditët tona më të vështira, ashtu si brenda kufijve, por edhe përtej, Njësiti i Kërkim Shpëtimit të FSK-së ka dëshmuar që janë gjithmonë të gatshëm për t’i dalë në ndihmë qytetarëve tanë, por jo vetëm”, deklaroi ai.
Osmani e uroi Njësitin e Kërkim Shpëtimit për këtë arritje, duke uruar që puna e tyre të jetë gjithmonë në nivelin e detyrës, e që në misionet e tyre të dalin gjithmonë faqebardhë./UBTNews