UBT News

I mituri nga Rahoveci sulmoi fizikisht babain e tij

Një i mitur nga Rahoveci e ka sulmuar fizikisht babain e tij. Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur më 12 nëntor, rreth orës 19:10.

Siç thuhet në raport, njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, kanë shoqëruar të dyshuarin në stacion policor ku edhe është intervistuar në prezencë të mbrojtësit dhe zyrtarit për punë sociale.

“Ankuesi mashkull kosovar raporton se i dyshuari  djali i tij i  mitur shkakton probleme dhe e ka sulmuar fizikisht.  Njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, kanë shoqëruar të dyshuarin në stacion policor ku edhe është intervistuar në prezencë të mbrojtësit dhe zyrtarit për punë sociale. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./UBTNews

Exit mobile version