Një i mitur nga Rahoveci e ka sulmuar fizikisht babain e tij. Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur më 12 nëntor, rreth orës 19:10.
Siç thuhet në raport, njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, kanë shoqëruar të dyshuarin në stacion policor ku edhe është intervistuar në prezencë të mbrojtësit dhe zyrtarit për punë sociale.
“Ankuesi mashkull kosovar raporton se i dyshuari djali i tij i mitur shkakton probleme dhe e ka sulmuar fizikisht. Njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, kanë shoqëruar të dyshuarin në stacion policor ku edhe është intervistuar në prezencë të mbrojtësit dhe zyrtarit për punë sociale. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./UBTNews