UBT News

I mituri në Skenderaj shkeli një 4-vjeçar

Një i mitur ka shkelur me veturë një 4-vjeçar në Skenderaj. I lënduari ka marrë trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës e më pas është dërguar në QKUK. Sipas stafit mjekësor, ai është jashtë rrezikut për jetë.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ku një veturë me targa të huaja me drejtues të dyshuarin, fëmijë mashkull  kosovar i cili e ka goditur një fëmijë 4 vjeç femër me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.  Viktimës fillimisht iu është ofruar trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës e më pas për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK Prishtinë dhe sipas stafit mjekësor gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë”, njofton PK-ja.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit./UBTNews/

Exit mobile version