Një javë pas tërmetit që goditi Turqinë, ekipet janë ende duke nxituar për të shpëtuar viktimat që mund të jenë gjallë nën rrënoja, edhe pse agjencitë e ndihmës dhe autoritetet paralajmëruan se shanset për të gjetur të mbijetuar po bëhen gjithnjë e më të pamundura.
Pas 167 orësh, një burrë u shpëtua nga mbeturinat në Antakya, në provincën Hatay të Turqisë jugore. Burri shihet duke u ngritur nga punonjësit e shpëtimit, të cilët më pas i përqafon dhe kap duart me të.
Të dielën në mëngjes, një grua 55-vjeçare u nxor nga rrënojat pas 159 orësh, ndërsa një grua 85-vjeçare u shpëtua pas 152 orësh e bllokuar në atë që nipi i saj e përshkroi si një zgavër rreth 30-40 centimetra e gjerë.
Dy persona një burrë 25-vjeçar sirian dhe një fëmijë, u shpëtuan gjithashtu në Hatay rreth 151 dhe 152 orë pas tërmetit, njoftuan zyrtarët lokalë të dielën./UBTNews/