UBT News

I kushtoi 10 miliardë dollarë, Siemens blen firmën amerikane Altair Engineering

Siemens planifikon të blejë Altair Engineering për rreth 10 miliardë dollarë si pjesë e planit të saj për të forcuar biznesin e saj të softuerit, njoftoi kompania të mërkurën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, konglomerati me bazë në Mynih nënshkroi një marrëveshje me firmën me bazë në Michigan që do t’u jepte aksionerëve të Altair 113 dollarë për aksion.

Blerja pritet të përfundojë deri në fund të vitit.

Altair, me rreth 3,500 punonjës, ofron softuer industrial për kompanitë në sektorë të tillë si hapësira ajrore, automobila dhe energjia, si dhe në shërbimet financiare.

Kërkesa për këtë softuer pritet të rritet me përhapjen në rritje të inteligjencës artificiale (AI) në jetën e përditshme, tregojnë parashikimet.

Roland Busch, shefi ekzekutiv dhe presidenti i Siemens, e quajti atë një “një moment historik të rëndësishëm” për kompaninë.

Exit mobile version