UBT News

Policia e Kosovës ia kthen kuletën e humbur qytetarit

Policia e Kosovës ia ka kthyer kuletën e humbur një qytetari. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, kuleta është gjetur afër një kompanie të sigurimeve pranë Stacionit policor kufitar Kullë.

Pas njoftimit të mbikëqyrësit të tij dhe gjatë verifikimit, është konstatuar se në kuletë gjenden letërnjoftimi i qytetarit A.F., komuna Skenderaj, leja e vozitjes, 1 mijë e 200 euro dhe 780 denarë të Maqedonisë së veriut.

“Zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprimet policore dhe kanë arritur të gjejnë dhe të vënë kontakt me pronarin, i cili ka ardhur në Stacionin Policor Kufitar Kullë dhe i janë dorëzuar kuleta me të hollat dhe dokumentet”, thuhet në njoftimin e PK-së./UBTNews

Exit mobile version